Ndërlidhjet

Kush është Paul Ryan?


Paul Ryan
Paul Ryan
Paul Ryan, kandidati republikan për nënpresident është lindur në vitin 1970 në Viskonsin dhe përfaqëson distriktin e parë të këtij shteti në Kongres. Stërgjyshi i Ryanit, Patrick Wlliam Ryan, ka themeluar një kompani ndërtimi në vitin 1884, e cila vazhdon të jetë e tillë edhe sot.

Ryan ka punuar në këtë kompani para se të zgjidhej në Kongres në vitin 1998, duke u bërë kështu anëtari i dytë më i ri për nga mosha në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ka diplomuar në Universitetin e Majemit, dhe ka punuar si asistent për shumë senatorë amerikanë, para se të bëhej edhe vetë ligjvënës.

Ryan është rizgjedhur gjashtë herë dhe aktualisht kryeson Komitetin për Buxhet të Kongresit amerikan. Është i martuar me Jana Little, me të cilën ka tre fëmijë.
XS
SM
MD
LG