Ndërlidhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara zgjidhet jo vetëm me votën e popullit, por edhe duke fituar së paku 270 vota në kolexhin elektoral prej 538 syresh.

Sistemi është ndërtuar para më shumë se dy shekujsh, nga autorët e Kushtetutës, si kompromis ndërmjet avokatëve të votimit të drejtpërdrejtë dhe atyre të cilët donin që Kongresi të zgjedhë kreun e shtetit.

Numri i votave elektorale në çdo shtet është i barabartë me atë të përfaqësimit në Kongres, bazuar në numrin e qytetarëve që jetojnë në të. Kalifornia ka 55 përfaqësues në Kongres, prandaj edhe i takojnë 55 vota elektorale.

Alaska me popullatë të shpërndarë ka 3 përfaqësues në Kongres dhe gëzon 3 vota elektorale. Në pothuajse të gjitha shtetet, cilido kandidat që fiton shumicën e votës popullore në atë shtet, fiton edhe votat elektorale.

Kolexhi Elektoral është kundërthënës, sepse mund ta shpërblejë me presidencë ndonjë kandidat, i cili në votën kombëtare radhitet i dyti.

Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në vitin 2000, kur Al Gor fitoi shumicën e votave, por jo edhe shumicën e votave te Kolexhit Elektoral. George Bush u shpall fitues, me 271 vota elektorale kundrejt 266 votave të Al Gorit.
XS
SM
MD
LG