Ndërlidhjet

logo-print

Albright: Çfarë bëmë në Kosovë, ishte e drejtë

  • RFE /RL

Madeleine Albright

Madeleine Albright

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, deklaroi se ishte e drejtë ajo që është bërë në Kosovë në vitin 1999, për ta ndalur spastrimin etnik.

“Ajo që në fund kemi bërë në Kosovë, për ndaljen e spastrimit etnik, sipas mendimit tim, ishte e drejtë”, tha zonja Albright, në intervistën e botuar në numrin e sotëm të javores çeke Tyden.

“Besoj në paqe, por nuk jam pacifiste. Mendoj se ndonjëherë duhet ta përdorni dhunën për t’i ndalur vrasjet”, tha Madeleine Albright.

"Tash ekziston doktrina e përgjegjësisë për të mbrojtur, pasi qeveria duhet t’i mbrojë njerëzit e vet, e nëse këtë nuk e bën, atëherë këtë duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, që nuk do të thotë se çdo herë duhet bërë me forcë”.

E pyetur për çështjen e privatizimit të Telekomit të Kosovës, ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, tha:

Tash nuk mund të flas për këtë, sepse jemi në mes të këtij procesi, por ne investojmë tash e shtatë vite edhe në vende të tjera, në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, në tregjet e ndryshme në zhvillim, ku mungon infrastruktura. Këtë e bëjmë për të ndihmuar”.

Biseda me zonjën Albgirht u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës”. (f.b.)
XS
SM
MD
LG