Ndërlidhjet

Siri: Luftime në qytetin e vjetër të Alepos


Zjarri në tregun e qytetit të vjetër në Alepo të Sirisë, i shkaktuar nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve

Zjarri në tregun e qytetit të vjetër në Alepo të Sirisë, i shkaktuar nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve

Kryengritësit dhe trupat qeveritare sot kanë zhvilluar luftime të ashpra në tregun e qytetit verior të Sirisë, Alepo.

Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se forcat qeveritare, që e kanë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të pjesës së vjetër të qytetit Alepo, kanë shkëmbyer të shtëna nga armët automatike me kryengritësit, të cilët e kanë nën kontroll Tregun e mbuluar mesjetar në qytetin e vjetër, që dikur ishte atraksion kryesor turistik.

Ky treg gjendet edhe në listën e UNESCO-s.

Sipas aktivistëve dhe dëshmitarëve, pjesa më e madhe e të shtënave, që i kanë dëmtuar apo djegur më se 1500 shitore në këtë treg, tashmë kanë pushuar, por zjarri ka përfshirë pjesë të tjera të qytetit të vjetër.

UNESCO ka kërkuar nga Siria që t’i respektoj obligimet për ruajten e trashëgimisë së saj nga shkatërrimet e luftës.

Njëherësh, aktivistët thonë se aeroplanët e qeverisë e kanë sulmuar me bomba qytetin verior, Salqin, që është afër kufirit me Turqinë, duke i vrarë së paku 12 vetë, përfshirë pesë fëmijë.
XS
SM
MD
LG