Ndërlidhjet

logo-print

Rusi, Shqipëri: Bashkupinim në turizëm


Pamje nga Moska

Pamje nga Moska

Rusia dhe Shqipëria janë pajtuar për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, tha sot zëvendësministrja e kutlurës e Rusisë, Anna Manilova.

Duke folur në konferencë për shtyp në Moskë, ajo theksoi se ministritë përkatëse të të dy vendeve, e kanë nënshkruar programin për bashkëpunim.

“Pjesa më e madhe e bisedimeve tona i ishte kushtuar turizmit”, tha Manilova dhe shtoi se “programi i bashkëpunimit, të cilin e nënshkruam, e ka pikën kushtuar turizmit”.

Mëtutje, siç raporton agjencia Itar-Tass nga Moska, zëvendësministrja Manilova theksoi se “së bashku me zëvendësministren për turizëm, kulturë dhe sport të Shqipërisë, Suzana Turku, ne diskutuam për mënyrat konkrete të bashkëpunimit tonë”.

Prej 1 tetorit e deri më 12 dhjetor të këtij viti, në kryeqytetin Moskë dhe në Shën Petersburg, mbahen Ditët e Kulturës Shpirtërore Shqiptare në Rusi.
XS
SM
MD
LG