Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Partitë të mos nguten në shpalljen e fitores


Pamje nga procesi i votimeve në qytetin Kutaisi në Gjerogji

Pamje nga procesi i votimeve në qytetin Kutaisi në Gjerogji

Komisioni Qendror Zgjedhor i Gjeorgjisë ka kërkuar nga të gjitha partitë, që marrin pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare, të mos pretendojnë fitore, deri në shpalljen e rezultateve zyrtare.

Rezultatet preliminare priten nesër në mëngjes.

Zëdhënësi i KQZ-së, Eka Azarashvili, tha se dalja në zgjedhje, deri vonë pasdite, ishte 53%.

Zgjedhjet e sotme në Gjeorgji shihen si madhore pasi sistemi politik i vendit po ndryshon, për t’i dhënë më tepër autoritet parlamentit dhe kryeministrit.

Për 150 ulëse në Parlamentin e Gjeorgjisë konkurrojnë 14 parti dhe dy blloqe politike.
XS
SM
MD
LG