Ndërlidhjet

Kosovë: SHBA i ndihmon shkollat me mobilje


Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson

Zyra e Bashkëpunimit të mbrojtjes pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, po e implementon projektin e ndihmës humanitare duke dhuruar 125 mijë dollarë në mobilje për shlollat e Kosovës.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane theksohet se në këtë ndihmë janë të përfshira 11 shkolla në komunën e Prishtinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’i ndihmuar nxënësit dhe shkollat kosovare”, tha Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Sipas saj, ky donacion nga “Departamenti Amerikan i Mbrojtjes reflekton përkushtimin tonë që rinia kosovare të merr arsimin e merituar”.

Mbështetja tjetër për sistemin e arsimit të Kosovës parasheh edhe përmbushjen e projektit tashmë të miratuar, i cili arrinë shumën prej 325 mijë dollarëve për renovimin e shkollave në Kamenicë dhe Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG