Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Ministrat e NATO-s e shqyrtojnë situatën në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, javën e ardhshme në Bruksel, do ta shqyrtojnë situatën në Kosovë dhe veprimin e misionit KFOR, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen.

Ai theksoi se ministrat e NATO-s dhe të vendeve partnere, më 9 dhe 10 tetor do të diskutojnë për “temat kryesore të misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë”.

Megjithqë nuk janë dhënë detaje të tjera në selinë e NATO-s për këtë takim, pritet që ministrat e mbrojtjes do ta analizojnë situatën e sigurisë në Kosovë dhe do të diskutojnë për planet e mëtejshme lidhur me misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që aktualisht i ka 6 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG