Ndërlidhjet

Ban kritikon Sirinë për vrasjet, abuzimet...


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon kritikoi qeverinë siriane për vrasjet, abuzimet e të drejtave të njeriut, si dhe dështimin për të frenuar sulmet ushtarake.

Zëdhënësi i Banit tha se shefi i OKB-së, gjatë një takimi me ministrin e jashtëm sirian Walid al-Moualem në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shprehu zhgënjimin për përkeqësimin e konfliktit 18-mujor.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të hënën, Al-Moualem akuzoi Shtetet e Bashkuara, Francën, Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë për mbështetjen e “terrorizmit” në Siri duke mbështetur kryengritësit sirianë.

Al-Moualem tha se paqe mund të ketë vetëm atëherë kur këto vende ndalin armatosjen dhe financimin e opozitës.

Ai gjithashtu tha se thirrjet që presidenti Bashar Assad të japë dorëheqje janë një “ndërhyrje e hapur” në punët e brendshme siriane.
XS
SM
MD
LG