Ndërlidhjet

Gjeorgjia vazhdon numërimin e votave


Tbilisi, mbështetës të opozitës
Tbilisi, mbështetës të opozitës
Në Gjeorgji janë duke u numëruar votat e zgjedhjeve parlamentare.

Rezultatet e para preliminare tregojnë se opozita “Ëndrra Gjeorgjiane” e miliarderit Bidzina Ivanishvili është në epërsi ndaj Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, UNM, partia e presidentit Mikheil Saakashvili.

Komisioni Qendror Zgjedhor tha nga numërimi i dhjetë për qind qendrave të votimit, del se partia opozitare ka fituar 57 përqind, ndërkaq UNM 38 për qind.

Më herët, Saakashvili ka pranuar se opozita i ka fituar zgjedhjet si parti, por ai tha se partia e tij ishte shumë më përpara në zgjedhjet e drejtpërdrejta.

Saakashvili erdhi në pushtet në Revolucionin Rozë të vitit 2003 dhe mandati i tij presidencial përfundon në vitin 2013.

Ai e ka drejtuar Gjeorgjinë larg nga Rusia dhe në drejtim të Perëndimit dhe deklaron se Ivanishvili do ta kthejë Gjeorgjinë përsëri në orbitë të Rusisë.
XS
SM
MD
LG