Ndërlidhjet

Medvedev e Zuckerberg diskutojnë të ardhmen e Facebook-ut


Kryeministri rus Dmitry Medvedev dhe themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg
Kryeministri rus Dmitry Medvedev dhe themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg
Kryeministri rus Dmitry Medvedev dhe themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg janë takuar në Moskë për të diskutuar të ardhmen e rrjetit social në tregun rus.

Një zëdhënëse e kryministrit rus tha se që të dytë kanë biseduar për zhvillimin e teknologjisë informative në Rusi, të drejtat autoriale dhe nismën në Skolkovi- një qendër rajonale jashtë Moskës që është paraë nga Mevdedevi si ekuivalentja ruse e Luginës së Silikonit.

Rusia është një nga pak shtetet në botë ku Facebook nuk është rrjeti numër 1 social.

Ai renditet pas rrjetit social të popullarizuar rus, VKontakte, i cili iu drejtohet rusisht-folësve.
XS
SM
MD
LG