Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë pengon një sulm kibernetik


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë tha se e ka dështuar një përpjekje për të depërtuar në sistemin e saj kompjuterik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se sulmi është identifikuar dhe izoluar.

Ai tha se nuk ka asnjë tregues se është larguar ndonjë e dhënë.

Carney e përshkroi sulmin si “spear phishing” dhe tha se përpjekjet e tilla kundër sistemeve kompjuterike të qeverisë “nuk janë të rralla.”

“Phishing” është një taktikë që përfshin dërgimin e një emaili, që pretendon të jetë nga një ndërmarrje e ligjshme në një përpjekje për të mashtruar përdoruesit dhe për t’ua marrë informacionet.

Vitin e kaluar, Google fajësoi hakerët kompjuterikë në Kinë për sulme të ngjashme ndaj qindra llogarive të njerëzve në Gmail, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG