Ndërlidhjet

Pekini drejt mbylljes së biznesit të disidentit


Artisti kinez dhe disidenti Ai Weiwei

Artisti kinez dhe disidenti Ai Weiwei

Autoritetet kineze janë duke e revokuar licencën e biznesit të kompanisë së disenjit, që lidhet me disidentin e famshëm, artistin Ai Weiwei.

Një postim në blogun e konsulentit ligjor Liu Xiaoyuan thotë se departamenti ekonomik i qarkut për çështje tregtare e ka informuar Ain se do ta tërheqë licencën për “Qendrën e Zhvillimit Kulturor të Rrejshëm” për shkak se ka dështuar të ri-regjistrohet.

Kjo pasoi vendimin e një gjykate, e cila rrëzoi apelin Ai-së mbi një gjobë në vlerë prej 2.4 milionë dollarësh kundër kompanisë, e vënë nën dyshimet për evazion fiskal.

Ai pretendon se akuzat janë të fabrikuara dhe nuk do që të paguajë gjobën.

Ai u arrestua pa shpjegime për tre muaj në vitin e kaluar, si duket si ndëshkim për aktivizimin e tij politik.
XS
SM
MD
LG