Ndërlidhjet

Rusia ndalon filmin anti-islamik


Moskë, proteste kunder filmit anti-islamik
Moskë, proteste kunder filmit anti-islamik
Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-islamik që shkaktoi demonstrata të dhunshme në mbarë botën, nuk mund të shfaqet më në Rusi.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha se, filmi “Pafajësia e Myslimanëve” vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare.

Vendimi i së hënës pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë.

Autoritetet ruse paralajmëruan se qasja në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t'i përmbahet urdhrit të gjykatës për ta kufizuar qasjen te filmi i prodhuar në SHBA.

Filmi fyen muslimanët, duke portretizuar profetin Muhamed si të dhënë pas grave.
XS
SM
MD
LG