Ndërlidhjet

Zhduken me shpejtësi koralet në Australi


Australi: Great Barrier Reef

Australi: Great Barrier Reef

Një studim i ri tregon se koralet në Shkëmbin e Madh Koralor në Australi(Great Barrier Reef) po zhduken me shpejtësi.

Shkencëtarët nga Instituti Australian i Shkencave Detare thonë se shkëmbi ka humbur më shumë se gjysmën e koraleve të tij në 27 vjetët e fundit.

Studimi fajëson ngrohjen globale për humbjen e rreth gjysmës së koraleve, ndërsa për gjysmën tjetër, fajësohet popullsia në rritje e yjeve helmuese detare.

Hulumtuesit thonë se nuk mund të bëhet më shumë në lidhje me ndryshimet klimatike, por përpjekjet për të eliminuar popullsinë agresive të yjeve të detit mundësojnë rikthimin e koraleve.
XS
SM
MD
LG