Ndërlidhjet

Gjeorgji: Rezultatet e para – opozita avancon


Mbështetësit e opozitës festojnë për atë që ata e konsiderojnë fitore të Ëndrrës Gjeorgjiane në zgjedhje

Mbështetësit e opozitës festojnë për atë që ata e konsiderojnë fitore të Ëndrrës Gjeorgjiane në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Gjeorgji thotë se rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën dje, tregojnë se opozita po avancon.

Sipas KQZ-së, pas 20% të vendvotimeve të llogaritura, koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane opozitare, e udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, po prinë me 54% të votave, ndërsa Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në qeveri, ka 41%.

Sipas rregullores, 77 prej 150 anëtarëve të parlamentit zgjedhen nga listat partiake, ndërsa 73 të tjerët zgjedhen direkt nga qarqet votuese.

Presidenti Mikheil Saakashvili ka pranuar se opozita ka fituar në votimet partiake, por tha se partia e tij është në udhëheqje një zgjedhjet direkte.

Zgjedhjet e djeshme ishin sfida më e madhe për qeverinë Saakashvili prej se erdhi në pushtet në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG