Ndërlidhjet

SHBA: Panetta bisedon për parandalimin e sulmeve në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta, ka biseduar me telefon me ministrin e mbrojtjes dhe atë të brendshëm të Afganistanit, për parandalimin e sulmeve të brendshme kundër forcave të NATO-s dhe atyre afgane.

Kjo ishte hera e parë që Panetta bisedoi me ministrin e mbrojtjes, Bismillah Khan Mohammadi, dhe me ministrin e brendshëm, Ghulam Mujtaba Patang, prej se ata u emëruan në postet e reja.

Kjo bisedë u bë pasi nga një sulm vetëvrasës dje u vranë 14 vetë, përfshirë tre ushtarë të NATO-s dhe katër policë afganë, në pjesën lindore të Afganistanit.

Guvernatori provincial, Jabar Nahimi, tha se nga sulmi në qytetin Khost janë plagosur 37 civilë.

Talibanët afganë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG