Ndërlidhjet

Jemen: Janë vrarë tre militantë të al-Kaidës


Policia në vendin e një shpërthimi të mëparshëm në qytetin-port Aden të Jemenit

Policia në vendin e një shpërthimi të mëparshëm në qytetin-port Aden të Jemenit

Raportohet se forcat e Jemenit i kanë vrarë tre pjesëtarë të dyshuar të al-Kaidës, gjatë një sulmi të sotëm në një strehim të tyre në Aden.

Burime të sigurisë thonë se me këtë ndërhyrje është zbuluar komploti kryesor për sulme kundër policisë në këtë qytet-port.

Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes së Jemenit theksohet se përleshjet zgjatën afro dy orë dhe se janë plagosur edhe katër pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Një zyrtar i sigurisë, duke folur për AFP-në në kushte të anonimitetit, tha se operacioni i ndali “disa sulme terroriste, që do të ndërmerreshin gjatë orëve të ardhshme”.

Në strehimin e militantëve janë gjetur makina të ngarkuara me eksplozive dhe disa jelekë vetëvrasës.

Për militantët e vrarë, ministria e mbrojtjes tha se ata “ishin tre nga operativistët më të rrezikshëm të al-Kaidës”.
XS
SM
MD
LG