Ndërlidhjet

Këshilli i Evropës kritikon Rusinë


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka marrë kritika të ashpra për fusha të ndryshme, gjatë diskutimeve të sotme të Këshillit të Evropës për situatën politike në këtë vend.

Mekanizmi me bazë në Strasburg përmendi problemet e shumta në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, në diskutimet e raportit të parë për Rusinë që nga viti 2005.

Rezoluta, e cila pritet të votohet më vonë gjatë ditës, rekomandon që monitorimi i Moskës duhet të vazhdojë deri në kohën kur të zgjidhen çështje si, zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe liria e shprehjes.

Anëtarët e tri grupeve kryesore politike miratuan raportin, ndërsa dy partitë, e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme, si dhe delegacioni rus, kritikuan propozimin që raporti të kalojë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
XS
SM
MD
LG