Ndërlidhjet

Në Ukrainë nuk kalon projektligji që do ta kriminalizonte shpifjen


Gazetarët ukrainas protesojnë kundër Ligjit për Shpifje
Gazetarët ukrainas protesojnë kundër Ligjit për Shpifje
Ligjvënësit ukrainas vendosën sot për ta hedhur poshtë një projektligj që do ta kriminalizonte shpifjen.

Ky vendim vjen pas protestave të shumta në Ukrainë nga gazetarët dhe aktivistët e mediave.

Ky projektligj, që përkrahej nga partia në pushtet, më herët ishte aprovuar nga Parlamenti, gjatë leximit të parë.

Projektligji bënte thirrje për forëcim të dënimit për shpifje, përfshirë dënimin me burg deri në pesë vjet.
XS
SM
MD
LG