Ndërlidhjet

MZHE: Privatizimi i PTK-së nuk rrezikon vendet e punës


Besim Beqaj - Ministër i Zhvillimit Eknomik

Besim Beqaj - Ministër i Zhvillimit Eknomik

“Asnjë i punësuar ne PTK nuk do të mbetet pa punë dhe vendet e tyre të punës i kanë të garantuara për tri vjet”, thuhet në një komunikatë për shtyp të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Sipas kësaj komunikate, ministri Besim Beqaj dhe Komisioni Qeveritar i Privatizimit deri më tash i janë përgjigjur kërkesave të përfaqësuesve të sindikatave për takime, në të cilat janë sqaruar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të punësuarve në PTK.

Komunikata thotë se ky proces bazohet në vendime të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se është duke u realizuar konform ligjeve në fuqi.
XS
SM
MD
LG