Ndërlidhjet

Ahmadinejxhadi akuzon Perëndimin për rënien e vlerës së valutës vendore


Mahmud Ahmedinejad - President i Iranit
Mahmud Ahmedinejad - President i Iranit
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad e ka fajësuar Perëndimin dhe opozitën për rënien e vlerës së valutës së vendit.

Riali, valuta e përdorur në Iran, ka humbur 80 % të vlerës që nga fillimi i vitit 2012, pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit kundër Iranit, për shkak të programit të diskutueshëm bërthamor të këtij vendi.

Gjatë një konference për shtyp në Teheran, Ahmadinejxhad tha se Irani nuk do të dorëzohet para presioneve ndërkombëtare dhe nuk do t’i ndalojë aktivitetet e veta bërthamore, pavarësisht problemeve ekonomike, të shkaktuara nga sanksionet perëndimore.

Ahmadinejxhad tha se sanksionet kanë ndikuar pak në rënien e eksportit të naftës, por sipas tij, rënia e shpejtë e vlerës së rialit ishte rezultat i një “lufte psikologjike në tregjet e këmbimit”.

Nga ana tjetër, kritikët e Ahmadinejxhadit ia kanë vënë fajin politikave të qeverisë së tij, për krizën e valutës së vendit.
XS
SM
MD
LG