Ndërlidhjet

Mbështetet vendimi i gjykatës kundër gazetarit kazak


Lukpan Akhmedyarov - korrespodent i gazetës "Ural Week"

Lukpan Akhmedyarov - korrespodent i gazetës "Ural Week"

Një gjykatë e Apelit në Kazakistanin Perëndimor mbështeti vendimin kundër një gazetari opozitar, në një rast të diskutueshëm për shpifje.

Në muajin korrik, Lukpan Akhmedyarov, një korrespodent i gazetës javore "Uralskaya Nedelya" të qytetit perëndimor të Oralit, ishte shpallur fajtor për shkak të ofendimit të një zyrtari lokal, dhe ishte detyruar që të paguante rreth 33 mijë dollarë.

Organizata “Reporterët pa Kufij” e kishte dënuar vendimin e gjykatës, duke e quajtur një përpjekje për ta ngulfatur gazetarin financiarisht.

Në shtator u shfaqën akuza të reja për shpifje kundër Akhmedyarov. Po të njejtin muaj, ai fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar për guxim dhe etikë në gazetari, “Peter Mackler”.

Gazetari thotë se sulmet dhe akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG