Ndërlidhjet

AI bën thirrje për lirim të aktivistit në Azerbajxhanit


Ilustrim
Ilustrim
Organizata “Amnesty International” i ka bërë thirrje Azerbajxhanit që ta lirojë një aktivist të ri.

Zaur Qurbanli është arrestuar nga një grup i njerëzve të veshur me rroba civile, në kryeqytetin Baku, ditën e shtunë.

Ai është kryetar i Nida-s, një lëvizje rinore opozitare, e cila njëkohësisht merret me fushata për demokraci dhe të drejta të njeriut.

Qurbanli ishte i përfshirë në fushatën “ Këndo për Demokraci”, fushatë që bindi fituesen e sivjeme të Eurovizionit, Loreen, të dënonte abuzimet e të drejtave në Azerbajxhan.

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se Qurbanli dyshohet se është i përfshirë në operacione të drogave ilegale, duke shtuar se ai i kishte rezistuar arrestimit dhe se dokumente dhe objekte ilegale janë gjetur në banesën e tij.
XS
SM
MD
LG