Ndërlidhjet

Zhvarroset trupi i ish-presidentit turk, Ozal


Turgut Ozal - Ish president i Turqisë
Turgut Ozal - Ish president i Turqisë
Trupi i ish-presidentit të Turqisë, Turgut Ozal është zhvarrosur sot në Stamboll, për t’i ndihmuar prokurorët që të kryejnë hetimet lidhur me dyshimet se ai ishte helmuar.

Ekspertët thonë se rezultatet e testeve të helmimit mund të dalin pas disa muajsh.

Ozal vdiq papritur në prill të vitit 1993, në moshën 65 vjeçare, në kohën kur ishte në detyrën e presidentit të vendit.

Vdekja e tij zyrtarisht u konstatua si rezultat i një sulmi në zemër. Të afërmit dhe bashkëpunëtorët thonë se besojnë se Ozal ishte helmuar.

Eshtrat e Ozalit pritet të rivarrosen në fund të javës.
XS
SM
MD
LG