Ndërlidhjet

Udhëheqësi i “Ëndrrës gjeorgjiane” kërkon dorëheqjen e Saakashvilit


Bidzina Ivanishvili - Udhëheqës i koalicionit "Ëndërra gjeorgjiane"
Bidzina Ivanishvili - Udhëheqës i koalicionit "Ëndërra gjeorgjiane"
Lideri i koalicionit që fitoi zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji i ka bërë thirrje presidentit Mikheil Saakashvili që të japë dorëheqje.

Biznesmeni miliarder, Bidzina Ivanishvili, udhëheqës i lëvizjes “Ëndërra gjeorgjiane”, tha se Saakashvili ka bërë gabime të shumta dhe se duhet të japë dorëheqje një vit para se t’i kalojë mandati dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme presidenciale.

“Unë mendoj se Saakashvili duhet të jetë ne gjendje të japë vetë dorëheqje. Pas deklaratës së tij të sotme, hapi i radhës, dhe hapi i vetëm, duhet të jetë dorëheqja e tij dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale”, ka thënë Ivanishvili.

Gjatë konferencës për shtyp në Tbilisi, Ivanishvili tha se një qeveri e re e udhëhequr nga koalicioni që ai drejton do t’i vazhdojë politikat e Saakashvilit drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
XS
SM
MD
LG