Ndërlidhjet

logo-print

Jacobson vizitoi BQK-në


Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, gjatë vizitës së sotme në Bankën Qendrore të Kosovës

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, gjatë vizitës së sotme në Bankën Qendrore të Kosovës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Jacobson, ka vizituar sot Bankën Qendrore të Kosovës, ku është pritur nga guvernatori Gani Gërguri.

Me këtë rast, Gërguri ka njoftuar ambasadoren për zhvillimet aktuale ekonomike dhe financiare në Kosovë, duke nënvizuar “kontributin e madh që SHBA-ja ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e ekonomisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Ambasadorja Jacobson, nga ana e saj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin fuqishëm BQK-në në avancimin e funksioneve të saj.
XS
SM
MD
LG