Ndërlidhjet

Lavrovi viziton Pakistanin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nis sot vizitën dyditore në Pakistan.

Ai pritet të takojë presidentin e Pakistanit, Ali Asif Zardari, dhe kryeministrin Raja Preves Ashraf.

Zyra e Jashtme e Pakistanit ka thënë se bisedimet do të fokusohen tek Afganistani, ashtu si edhe në marrëdhëniet biznesore dhe politike.

Sipas burimit të njëjtë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shtyrë udhëtimin në Islambad për të marrë pjesë në një samit me liderët e Pakistanit, Taxhikistanit dhe Afganistanit.

Asnjë arsyetim nuk është dhënë për ndryshimet në agjendën e Putinit.
XS
SM
MD
LG