Ndërlidhjet

Misioni i SHBA-së në Bengazi “është injoruar”


Pasojat e sulmit në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi, 11 shtator 2012.
Pasojat e sulmit në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi, 11 shtator 2012.
Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar përgjigje nga sekretarja Hillary Clinton, në lidhje me raportet se diplomatët amaerikanë në Libi kanë kërkuar siguri shtesë nga administrata Obama, por nuk e kanë marrë atë.

Sulmi i 11 shtatorit në konsullatën e SHBA-së në Bengazi ka lënë katër diplomatë amerikanë të vrarë, përfshirë edhe ambasadorin.

Kryetari i Dhomës Mbikëqyrëse dhe i Komitetit për Reforma Qeveritare, Darrell Issa, ka thënë se “zyrtarë të shumtë federalë i kanë konfirmuar komitetit se misioni i Shteteve të Bashkuara në Libi ka bërë kërkesa të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në Bengazi”.

Clinton ka thënë se do t’iu përgjigjet kërkesave për më shumë informacion dhe se është e gatshme të bashkëpunojë nga afër me Kongresin në hetimin e sulmit në Bengazi.

Sulmi në Bengazi është shkaktuar nga turmat e zemëruara të njerëzve me një film anti-islamik, të prodhuar në SHBA.
XS
SM
MD
LG