Ndërlidhjet

Moska paralajmëron kundër ndërhyrjes në Siri


Damask - foto arkivi

Damask - foto arkivi

Moska ka paralajmëruar NATO-n dhe fuqitë e tjera të mos kërkojnë “pretekst” për të ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin e përgjakshëm të Sirisë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Inerfax, zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov, ka thënë se Rusia kundërshton edhe korridoret humanitare apo zonat mbrojtëse.

Komentet e tij vijnë në mesin e tensioneve në rritje ndërmjet Sirisë dhe Turqisë, pasi një mortajë e hedhur nga Siria ka rënë brenda Turqisë.

Ankaraja ka kërcënuar se do të përgjigjet nëse kjo ndodh përsëri.

Gatilov ka bërë thirrje për përmbajtje në mes të Turqisë, anëtare e NATO-s, dhe Sirisë, ku, sipas tij, ka “numër në rritje të radikalëve brenda opozitës siriane”.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, së fundmi ka kritikuar Rusinë për bllokimin e përpjekjeve në Kombet e Bashkuara për t’i bërë presion presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke thënë se qëndrimi i Moskës lejon vazhdimin e masakrave në Siri.

Revolta kundër regjimit të Assadit ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 27,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG