Ndërlidhjet

Ulen parashikimet për ekonominë në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Banka Aziatike për Zhvillim ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike gjatë 2012-ës dhe 2013-ës.

Banka ka zvogëluar parashikimin për rritje të Bruto Prodhimit Vendor në Kinë për afro 1 për qind, përkatësisht në 7.7% nga 8.5% sa ka qenë.

Ajo ka paralajmëruar se ekonomia e dytë më e madhe në botë mund të vuajë në afat të shkurtër, por në “afat të gjatë, do të jetë në gjendje të shmangë rënien ekonomike”.

Banka Aziatike për Zhvillim po ashtu ka thënë se Pekini mund të mbështetet në masa të mëtejshme stimuluese.
XS
SM
MD
LG