Ndërlidhjet

Arrestime për aksidentin ujor në Hong Kong


Hong Kong, 2 tetor 2012.
Hong Kong, 2 tetor 2012.
Shtatë anëtarë të ekuipazhit të dy anijeve që janë përplasur në ujërat e Hong Kongut, janë arrestuar.

Tridhjetetetë njerëz kanë humbur jetën të martën, kur një traget që transportonte më shumë se 120 njerëz është përplasur për një anije tjetër.

Ende nuk është e qartë se cilat janë arsyet që kanë shkaktuar aksidentin në mot të mirë dhe ujëra të qetë.

Autoritetet nuk janë të sigurta se sa njerëz vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Ky është aksidenti më i rëndë ujor në Hong Kong për disa dekada.
XS
SM
MD
LG