Ndërlidhjet

DASH uron Gjeorgjinë për zgjedhjet


Victoria Nuland
Victoria Nuland
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka lavdëruar zgjedhjet në Gjeorgji, të cilat, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, kanë qenë të drejta.

“Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët e Gjeorgjisë për zgjedhjet parlamentare historike. Derisa numërimi vazhdon, ne mbështesim dhe i bashkohemi vlerësimit të vëzhguesve të OSBE-së dhe OHDIR-it se qytetarët e Gjeorgjisë kanë shprehur lirshëm vullnetin e tyre në kutitë e votimit”, ka thënë zëdhënësja e DASH-it, Victoria Nuland.

Sipas rezultateve preliminare, partia e presidentit Mikheil Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, ka humbur zgjedhjet ndaj koalicionit opozitar, të udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili.

“Ne po ashtu duam të përgëzojmë presidentin Saakashvili për pranimin e humbjes. Ky është një moment i rëndësishëm historik për demokracinë në Gjeorgji, si dhe një sinjal demokratik për rajonin dhe shtetet e tjera që luftojnë për të qenë demokratike”, ka thënë Nuland.

Ivanishvili ka thënë se balancimi i buxhetit do të jetë prioritet i tij.
XS
SM
MD
LG