Ndërlidhjet

Raportet nga qyteti verior i Sirisë Aleppo thonë se të paktën 27 vetë janë vrarë të mërkurën kur tri bomba shpërthyen në një shesh kryesor në një zonë të kontrolluar nga qeveria.

Televizioni shtetëror sirian tha se shpërthimet, janë shkaktuar nga “terroristët”, term ky me të cilin i referohet kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shpërthimet ndodhën pranë klubit të një oficeri ushtarak.

Alepo ka parë luftime të rënda midis trupave qeveritare dhe forcave opozitare, që kur kryengritësit nisën një ofensivë të re për marrjen nën kontroll të qytetit në javën e kaluar.

Aktivistët thonë se më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në kryengritjen 18 mujore kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG