Ndërlidhjet

Në Iran, arrestohen këmbyesit e valutave


Ilustrim
Ilustrim
Reporterët thonë se policia iraniane ka arrestuar këmbyesit e palicencuar të parave, pasi valuta e rialit humbi më shumë se një të tretën e vlerës që nga java e kaluar.

Qeveria e Iranit i ka fajësuar këmbyesit e valutave për rënien e vlerës së rialit, duke i quajtur ata spekulatorë që duhet të ndalohen nga zyrtarët e sigurisë.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se rënia e vlerës së rialit vjen si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare ndaj programit të diskutueshëm bërthamor të Iranit.

Ekonomistët thonë se menaxhimi i dobët nga regjimi i presidentit Mahmud Ahmadinejxhad gjithashtu ka kontribuar në rënien e shpejtë të vlerës së rialit.

Vlera e kësaj valuta ka rënë më shumë se 80 % që nga fillimi i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG