Ndërlidhjet

Rusia mirëpret fituesit e zgjedhjeve në Gjeorgji


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i jashtëm i Rusisë shpreson se zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, të cilat u fituan nga koalicioni “Ëndërra gjeorgjiane”, i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve të këtij vendi me fqinjët, thuhet në një komunikatë për media.

“Është e qartë që shoqëria gjeorgjiane ka votuar për ndryshime. Ne shpresojmë që këto ndryshime do ta bëjë të mundur fillimin e normalizimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve konstruktive me fqinjët”, ka thënë zëdhënësi i ministrit të jashtëm rus, Alexander Lukashevich.

Ai shtoi se një zhvillim i tillë është i mirëseardhur në Rusi.
XS
SM
MD
LG