Ndërlidhjet

Ambasadorja Verveer do ta vizitojë Prishtinën dhe Sarajevën


Melanne Verveer - Ambasadore amerikane për çështje globale të grave

Melanne Verveer - Ambasadore amerikane për çështje globale të grave

Ambasadorja amerikane për çështje globale të grave, Melanne Verveer do të qëndojë në Sarajevë dhe Prishtinë, nga 2 deri më 6 tetor, për t’u takuar me udhëheqës politik, me mbrojtës të të drejtave të grave, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i vizitës së saj është promovimi i dialogut, bashkëpunimit dhe veprimeve të përbashkëta në avansimin e gruas në rajonin e Ballkanit.

Nga 4 deri më 6 tetor, ambasadorja Verveer do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të mbajë fjalimin e saj në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, me temën: “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ky samit, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të adresojë çështje të zhvillimit të gruas, pjesëmarrëjes politike dhe statusit social të saj.
XS
SM
MD
LG