Ndërlidhjet

Ivanishvili thotë se nuk i ka dhënë “ultimatum” presidentit


Bidzina Ivanishvili - Udhëheqës i koalicionit "Ëndërra gjeorgjiane"
Bidzina Ivanishvili - Udhëheqës i koalicionit "Ëndërra gjeorgjiane"
Miliarderi Bidzina Ivanishvili, koalicioni i të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, thotë se thirrja e tij drejtuar presidentit të vendit, Mikheil Saakashvili, që të japë dorëheqje nga posti i tij, nuk ishte “ultimatum”.

Sot pritet të dalin edhe rezultatet e plota dhe përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën të hënën.

Menjëherë pasi Saakashvili e pranoi disfatën e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare, Ivanishvili kërkoi dorëheqjen e tij, duke e akuzuar për krijimin e një klime gënjeshtrash, dhune dhe torture.

Mandati i dytë dhe i fundit presidencial i Saakashvilit përfundon në vitin 2013. Ivanishvilli tha sot se për të mirë e vendit, ai është i gatshëm për dialog.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka përgëzuar Gjeorgjinë për mbajtjen e zgjedhjeve “historike”, por gjithashtu e ka inkurajuar që të ndjekë reforma më të thella demokratike.
XS
SM
MD
LG