Ndërlidhjet

logo-print

Raportohen 40 të vrarë në Aleppo


Ilustrim

Ilustrim

Raportet e fundit nga qyteti verior i Aleppos në Siri tregojnë se më shumë se 40 persona janë vrarë dhe 90 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i tri veturave bombë në një distrikt të kontrolluar nga qeveria.

Observatori sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Londër, bën të ditur se shpërthimet kishin cak një klub të oficerëve ushtarakë, në sheshin kryesor të Aleppos.

Burimet mjekësore tregojnë se shumica e të vrarëve dhe plagosurve ishin trupa qeveritare.

Ndërkohë, grupi aktivist i opozitës gjithashtu thotë se një veturë tjetër bombë ka shpërthyer sot në afërsi të Dhomës së Tregtisë në Aleppo, disa qindra metra larg sheshit kryesor.

Aktivistët thonë se më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në Siri, që nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG