Ndërlidhjet

Lituania ngritë padi kundër Gazpromit


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Lituanisë bëri të ditur se është duke ngritur një padi 1.9 miliard dollarëshe kundër gjigandit rus, Gazprom, për dëmet e shkatuara nga çmimet tëpër të larta të gazit.

Autoritetet e Lituanisë thonë se Gazpromi ka vendosur artificialisht çmime të larta që nga viti 2004 për gazin që ia shet Lituanisë.

Lituania e ka ngritur padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Stokholm.

Ministri lituanez i Energjisë, Arvidas Sekmokas thotë se kjo padi është kundërpërgjigje e vendit të tij ndaj refuzimit të Gazpromit për të negociuar një çmim më të ulët për furnizimet me gaz.

Deri më tani, i vetmi burim i furnizimit me gaz për Lituaninë ka qenë Rusia, gjë që ka ndikuar që ky vend të varet nga këto furnizime, që nga mbyllja e lokacionit bërthamor në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG