Ndërlidhjet

logo-print

Ndalohet parada e homoseksualëve në Beograd


Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve mbajnë një flamur me ngjyra të ylberit, simbol i homoseksualëve, gjatë një marshimi në Beograd më 10 tetor 2010

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve mbajnë një flamur me ngjyra të ylberit, simbol i homoseksualëve, gjatë një marshimi në Beograd më 10 tetor 2010

Ministri i Brendshëm i Serbisë tha sot se parada e homoseksualëve, e planifikuar të mbahet të shtunën në Beograd, është ndaluar bashkë me të gjitha aktivitetet e tjera publike.

Në deklaratën e Ministrisë, të lëshuar gjatë ditës së sotme, thuhet se këto aktivitete janë ndaluar për të parandaluar çrregullime të mundshme, si dhe për të mbajtur sigurinë për të gjithë qytetarët dhe të huajt në Beograd.

Një nga organizatorët e paradës, Goran Milletiq, e ka dënuar këtë ndalesë dhe i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo gjë dëshmon “ unitetin e qeverisë dhe huliganëve”.

Më herët gjatë ditës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej u bëri thirrje autoriteteve që ta ndalojnë paradën, duke thënë se është kundër traditave serbe.

Në vitin 2010, disa persona ishin lënduar dhe arrestuar nga nacionalistët e krahut të djathtë dhe huliganët, pasi ishin sulmuar në paradën e homoseksualëve në Beograd.

Autoritetet kishin ndaluar ngjarjen e vitit të kaluar për të parandaluar trazirat e mundshme.
XS
SM
MD
LG