Ndërlidhjet

Në Vatikan, një burrë ngjitet në kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit


Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan (foto nga arkivi)

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan (foto nga arkivi)

Një person iu është shmangur forcave të sigurisë dhe është ngjitur në kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit, Kishës Katolike Romake në Vatikan.

Kjo është një prej pikave më të larta prej ku mund të shihet Roma.

Raportohet se ky burrë e ka bërë këtë veprim për të tërhjekur vëmendjen e autoriteteve italiane dhe të Bashkimit Evropian, pas zbatimit të masave të shtrëngimit.

Pas ngjitjes në majën e kupolës, burri ka shpalosur një pano me mbishkrime që fajësonin kryeministrin e Italisë, Mario Monti, për zbatimin e reformave të vështira ekonomike për ta shlyer borxhin e Italisë.

Thuhet se ky burrë është pronar i një biznesi.
XS
SM
MD
LG