Ndërlidhjet

SHBA: 11 të akuzuar për eksport ilegal të pajisjeve elektronike


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar akuza penale kundër 11 personave që akuzohen për përfshirje në një grup që supozohet se ka eksportuar ilegalisht pajisje elektronike të teknologjisë së lartë nga SHBA-të për ushtrinë ruse dhe agjencitë e inteligjencës.

Prokurorët feredal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në New York thanë se pajisjet mikroelektronike, që supozohet se janë eksportuar për në Rusi, mund të jenë shkas i “përforcimit” të kontrolleve të qeverisë amerikane.

Padia e lëshuar sot thotë se kjo skemë e supozuar ka funksionuar që nga viti 2008 e deri më tani.

Dyshimet lidhen me individë rusë dhe amerikanë, si dhe me dy kompani civile, njëra me bazë në SHBA e tjetra në Rusi.

Të akuzuarit mund të përballen me shumë vjet burgim nëse shpallen fajtorë.
XS
SM
MD
LG