Ndërlidhjet

Dyshohet për 4 policë të vrarë në Ingusheti


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i agjencisë së lajmeve ruse Interfax bën të ditur se katër oficerë të policisë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një prite që dyshohet se është bërë nga militantët islamistë të Ingushetisë.

Raporti bazohet në një burim të shërbimeve të sigurisë së Ingushetisë.

Më herët, autoritetet bënë të ditur se një oficer policie ishte vrarë dhe tre të tjerë ishin plagosur gjatë sulmit të sotëm në fshatin Datykh të distriktit Sunzha të Ingushetisë.

Zyrtarët gjithashtu bëjnë të ditur se militantët ishin në gjendje që të iknin nga vendi ku ndodhi sulmi.
XS
SM
MD
LG