Ndërlidhjet

Indi: Pritet miratimi i projektligjeve për shtim të investimeve të huaja


Ilustrim

Ilustrim

Kabineti i Indisë pritet të miratojë projektligjet që do të rrisnin limitin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në kompanitë e sigurimeve, si dhe në hapjen e sektorit të pensioneve për investitorët e huaj.

Miratimi pritet të bëhet të enjten, ndërsa këto projektligje më vonë do të duhet të marrin miratimin e parlamentit, përpara se të bëhen ligje.

“Masat e tilla, si hapja e sektorit të pensioneve për investime të huaja do të bëhen të ditura nesër”, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, njofton agjencia e lajmeve, AFP.

Reformat e reja ekonomike vijnë në kohën kur qeveria po provon që t’i rrisë investimet në ekonominë me zhvillim të ngadalshëm të Indisë.
XS
SM
MD
LG