Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: BBG thotë se Irani po i pengon transmetimet e jashtme


Transmetimi ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara në Iran, po pengohet përsëri.

Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) të Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një kumtese ka thënë se pengesat mund të jenë të ndërlidhura me demonstratat e djeshme dhe arrestimet masive të iranianëve, që protestonin për rënien e vlerës së monedhës rial të Iranit.

BBG-ja thotë se ndërhyrja aktuale filloi të mërkurën, duke ndikuar në sinjalet e Radios Evropa e Lirë – Radio Farada dhe të Zërit të Amerikës, në gjuhën persiane.

Poashtu, ka pasur pengesa edhe në programet e tjera ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, të transmetuara nga satelitët Eutelsat, përfshirë programet për Gjeorgji, Armeni dhe Ballkan.

Teherani është akuzuar vazhdimisht nga transmetuesit amerikanë, BBC-ja dhe Al-Jazeera, për pengimin e lajmeve dhe raporteve lidhur me kryengritjet e Pranverës Arabe dhe për konfliktin në Sirinë fqinje.

BBG-ja i mbikëqyrë transmetuesit joushtarak, që financohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, siç janë Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG