Ndërlidhjet

Rusi: Mohohet përzierja në kontrabandimin nga SHBA


Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov


Rusia thorë se agjencitë e saja të spiunimit nuk ishin të involvuara në një rrjet të dyshuar për eksport ilegal të komponenteve të teknikës digjitale nga Shtetet e Bashkuara në Rusi, që potencialisht mund të përdoren për gjëra ushtarake.

Prokurorët federalë në Qytetin Nju Jork, mbrëmë i kanë akuzuar 11 pjesëmarrës të dyshuar në rrjet.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se akuzat ishin “të natyrës kriminale dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me punën e shërbimeve sekrete”.

Dyshohet se pjesët mikroelektronike të eksportuara në Rusi, janë subjekt i kontrollit të qeverisë amerikane për shkak se potencialisht mund të përdoren në radarët ushtarakë, sistemet e vëzhgimit dhe në aktivizuesit e shpërthimeve.

Prokurorët kanë thënë se në mesin e të dyshuarve gjendet edhe personi kazak me pasaportë ruse dhe amerikane, Alexander Fishenko.

Atë e kanë përshkruar si një agjent rus i paregjistruar.

Tetë prej 11 të dyshuarve, përfshirë Fishenkon, tashmë janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG