Ndërlidhjet

Schumacher del përfundimisht në pension


Michael Schumacher - Kampion i shtatëfishtë i Formula 1
Michael Schumacher - Kampion i shtatëfishtë i Formula 1
Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher e ka konfirmuar se do të dalë përfundimisht në pension, menjëherë pas sezonit aktual garues.

Vozitësi gjerman 43 vjeçar e ka bërë të ditur këtë lajm në faqen e tij zyrtare të internetit, duke thënë se është koha për të thënë “lamtumirë”.

Kjo deklaratë u jep fund spekulimeve se Schumacheri do ta gjejë një tjetër ekip, pasi Mercedesi kishte njoftuar se nuk do ta ripërtrinte kontratën e tij sezonin e ardhshëm.

Schumacheri mban rekordin për numrin e titujve të Kampionateve Botërore në Formula 1, gjithsej shtatë tituj, ndërsa fitore në Grand Prix, gjithsej 91.

Në vitin 2006, Schumacher kishte dalë në pension, për tu rikthyer më vonë në vitin 2010 me ekipin e Mercedesit.
XS
SM
MD
LG