Ndërlidhjet

Mbyllet Muzeu Kombëtar i Sarajevës


Muzeu Kombëtar në Sarajevë, nga sot, zyrtarisht i mbyllur
Muzeu Kombëtar në Sarajevë, nga sot, zyrtarisht i mbyllur
Muzeu Kombëtar i Sarajevës do t’i mbyllë dyert pas 124 vitesh funksionimi. Autoritetet e Muzeut njoftuan se janë detyruar t’i mbyllnin dyert e këtij institucioni, për shkak të mungesës së fondeve.

Qeveria qëndrore në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ofron fonde për institucionet kulturore, në nivel shtetëror.

Për mbylljen e muzeut, kritikët ia vënë fajin Marrëveshjes së Dayton-it të vitit 1995, e cila ka krijuar një sistem të ndarë të qeverisjes, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë.

Shtatë muze të njohur dhe disa pika të rëndësishme kulturore në Bosnjë rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së fondeve.
XS
SM
MD
LG