Ndërlidhjet

Turqia i rifillon bombardimet në Siri


Distrikti sirian Tel Abyad

Distrikti sirian Tel Abyad

Ushtria turke ka ndërmarrë sulme të reja kundër caqeve brenda Sirisë, pasi bombardimet e djeshme siriane kishin lënë të vrarë pesë civilë turqë.

Televizioni turk, NTV tha se bombardimet kanë cak distriktin Tel Abyad, rreth 10 kilometra brenda Sirisë.

Aktivistët brenda Sirisë thonë se nga sulmi kanë mbetur të vrarë disa ushtarë besnikë ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Qeveria turke thotë se është duke pritur miratimin e parlamentit për veprime ushtarake jashtë kufijve të saj.

Por Ibrahim Kalin, një nga këshilltarët kryesorë të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turiqa nuk ka për qëllim që t’i shpallë luftë Sirisë.

Kombet e Bashkuara dhe NATO i kanë bërë thirrje Sirisë që të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të saj.
XS
SM
MD
LG